Samsung RF56J9041SR ユーザーズマニュアル

ページ / 592
Shqip - 29
P
ËRDORIMI
( 6 ) Ice Type (Lloji i akullit)
Prekni butonin Ice Type (Lloji i akullit) për të 
ndryshuar llojin e akullit.
Sa herë që prekni butonin Ice Type, 
modalitetet e akullit me kuba dhe akullit të 
thërrmuar dhe ikona Cubed Ice (Akull në 
kuba) ose Crushed Ice (Akull i thërrmuar) 
do të ndizet duke treguar zgjedhjen tuaj.
Nëse nuk keni nevojë për akull, 
çaktivizojeni funksionin për të kursyer 
konsumin e ujit dhe të energjisë.
(Shikoni më poshtë Ice Maker Off 
(Prodhuesi i akullit joaktiv)).
Ndriçimi
Prekni butonin Cubed (Në kuba) për tre 
sekonda për ta vendosur llambën LED të 
dispenserit (poshtë ekranit) në modalitetin 
e vazhdueshëm që ajo të qëndrojë 
vazhdimisht e ndezur.
Nëse doni që llamba e dispenserit të ndizet 
vetëm kur dikush përdor dispenserin, 
prekni këtë buton për 3 sekonda për të 
çaktivizuar modalitetin e vazhdueshëm.
( 7 ) Ice Maker Off (Prodhuesi i akullit 
joaktiv) (mbajeni për 3 sek)
Shtypni butonin Ice Maker Off (Prodhuesi 
i akullit joaktiv) për 3 sekonda derisa të 
ndizet treguesi Ice Maker Off (   ).
( 8 ) Filtri
Përdorimi i filtrit të ujit
Kjo ikonë do të ndizet kur duhet të ndërroni 
filtrin. 
Pasi të përdorni rreth 1100 litra ujë, 
treguesi i filtrit do të ndizet. 
(për rreth 6 muaj) 
Kur të hapni ose të mbyllni derën, ikona 
do të pulsojë me ngjyrë të kuqe për disa 
sekonda. 
Pasi të montoni filtrin e ri të ujit, mbani të 
shtypur butonin Crushed Ice (Akull i thërrmuar) 
për 3 sekonda për ta rivendosur filtrin.
 
- Nëse uji nuk shpërndahet ose 
shpërndahet ngadalë, ju duhet të 
ndërroni filtrin e ujit sepse filtri i ujit 
është bllokuar.
 
- Disa zona kanë sasi të mëdha gëlqereje 
në ujë të cilat bëjnë që filtri i ujit të 
bllokohet më shpejt.
Anulimi i modalitetit të ekspozimit
•  Në rastin e modalitetit të ekspozimit, ai 
duhet se punon por nuk nxjerr ajër të ftohtë.  
Për ta anuluar këtë modalitet, shtypni 
butonat Freezer (Ngrirësi), Fridge 
(Frigoriferi) dhe Door Alarm (Alarmi i 
derës) në të njëjtën kohë për 5 sekonda 
deri sa të dëgjoni një “ding dong”.  
Ose mund ta anuloni modalitetin e 
ekspozimit duke e fikur.
KUJDES