Samsung RF56J9041SR 사용자 설명서
Shqip - 19
V
ENDOSJA
Kur lëvizni frigoriferin
Për të parandaluar dëmtimet e dyshemesë,
sigurohuni që këmbët e para të nivelimit të jenë në
pozicionin lart (sipër dyshemesë).
Referojuni “SI TA NIVELONI FRIGORIFERIN” në
manual në faqen 23.
Vendosja mbi dysheme
Për instalimin e duhur, duhet ta vendosni këtë
frigorifer mbi një sipërfaqe të niveluar, të fortë që ka
të njëjtën lartësi si pjesa tjetër e dyshemesë.
Kjo sipërfaqe duhet të jetë e fortë mjaftueshëm që
të mbajë një frigorifer.
Për të mbrojtur lustrën e dyshemesë, prisni një
pjesë të madhe të kartoni dhe vendoseni poshtë
frigoriferit kur punoni.
Kur lëvizni frigoriferin, duhet ta tërhiqni dhe ta shtyni
drejt para ose prapa.
Mos e rrotulloni nga njëra anë në tjetrën.
HEQJA E DYERVE TË
FRIGORIFERIT
Nëse frigoriferi është shumë i madh për të kaluar
me lehtësi në hapësirën e derës, mund t'i hiqni
dyert e frigoriferit.
Veglat që do t'ju duhen
(nuk janë të përfshira)
Kaçavidë kryq (+) Kaçavidë minus (-)
Çelës çikrik
(10 mm)
Pinca
Çelës allen (4 mm) Çelës allen (5 mm)
• Shkëputeni korrentin e frigoriferit para se
të hiqni dyert ose sirtarët.
• Bëni kujdes të mos rrëzoni, dëmtoni ose
gërvishtni dyert/sirtarët kur t'i hiqni.
• Tregoni kujdes kur të hiqni dyert/sirtarët. Dyert
janë të rënda dhe mund të lëndoheni.
• Vendosini përsëri dyert/sirtarët në mënyrën e
duhur për të shmangur:
- Lagështinë nga hyrja e ajrit.
- Vendosjen jo të sheshtë të derës.
- Shpërdorimin e energjisë për shkak të izolimit të
papërshtatshëm të derës.
KUJDES