Samsung RF56J9041SR Manuel D’Utilisation

Page de 592
Shqip - 19
V
ENDOSJA
Kur lëvizni frigoriferin
Për të parandaluar dëmtimet e dyshemesë, 
sigurohuni që këmbët e para të nivelimit të jenë në 
pozicionin lart (sipër dyshemesë). 
Referojuni “SI TA NIVELONI FRIGORIFERIN” në 
manual në faqen 23.
Vendosja mbi dysheme
Për instalimin e duhur, duhet ta vendosni këtë 
frigorifer mbi një sipërfaqe të niveluar, të fortë që ka 
të njëjtën lartësi si pjesa tjetër e dyshemesë.  
Kjo sipërfaqe duhet të jetë e fortë mjaftueshëm që 
të mbajë një frigorifer.  
Për të mbrojtur lustrën e dyshemesë, prisni një 
pjesë të madhe të kartoni dhe vendoseni poshtë 
frigoriferit kur punoni.  
Kur lëvizni frigoriferin, duhet ta tërhiqni dhe ta shtyni 
drejt para ose prapa. 
Mos e rrotulloni nga njëra anë në tjetrën.
HEQJA E DYERVE TË 
FRIGORIFERIT
Nëse frigoriferi është shumë i madh për të kaluar 
me lehtësi në hapësirën e derës, mund t'i hiqni 
dyert e frigoriferit.
Veglat që do t'ju duhen  
(nuk janë të përfshira)
Kaçavidë kryq (+) Kaçavidë minus (-)
Çelës çikrik 
(10 mm)
Pinca
Çelës allen (4 mm) Çelës allen (5 mm)
•  Shkëputeni korrentin e frigoriferit para se 
të hiqni dyert ose sirtarët.
•  Bëni kujdes të mos rrëzoni, dëmtoni ose 
gërvishtni dyert/sirtarët kur t'i hiqni.
•  Tregoni kujdes kur të hiqni dyert/sirtarët. Dyert 
janë të rënda dhe mund të lëndoheni.
•  Vendosini përsëri dyert/sirtarët në mënyrën e 
duhur për të shmangur:
 
- Lagështinë nga hyrja e ajrit.
 
- Vendosjen jo të sheshtë të derës.
 
- Shpërdorimin e energjisë për shkak të izolimit të 
papërshtatshëm të derës.
KUJDES