Zanussi ZWY50904WA Manual Do Utilizador

Página de 52
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet të mos
bllokohen nga tapeti.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke
përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e vjetra të
zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për të
shmangur rreziqet.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë
dhe hiqeni nga priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar
pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
Udhëzimet për sigurinë
Instalimi
• Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
• Ruajini bulonat e transportit. Kur ta lëvizni
pajisjen sërish duhet ta bllokoni kazanin.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura është më e ulët
se 0°C ose kur ekspozohet ndaj motit.
• Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, të durojë
nxehtësinë dhe të jetë e pastër.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
• Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes
pajisjes dhe tapetit të ketë hapësirë të
mjaftueshme.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
kapaku i pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Lidhja Elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabëll zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllin elektrike. Nëse kablloja e korrentit
duhet zëvendësuar, kjo duhet kryer nga
Qendra e Autorizuar e Shërbimit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e prekni kabllon kryesore ose spinën
e rrymës me duar të lagura.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
3