Zanussi ZWY50904WA Manual Do Utilizador

Página de 52
Përmbajtja
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
 Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për
t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së pajisjes
gjatë kohës që ajo është e hapur.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 5,5 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi) duhet të
jenë mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa).
2