Справочник Пользователя для Samsung VC5100 Bezsáčkový vysavač s technologií CykloneForce s turbínou proti zamotání, 220 W

Скачать
Страница из 288
Shqip
4
P
ËR
GA
TIT
JA
Udhëzime të rëndësishme sigurie
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të ndiqni masat paraprake bazë, 
duke përfshirë sa vijon:
VINI RE
Kjo fshesë me korrent është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar mbetje dhe papastërti 
ndërtimesh dhe tonerin e printerit me laser.
Mbajini rregullisht të pastër filtrat për të parandaluar grumbullimin e 
pluhurit të imët.
Pastruesit dhe aromatizuesit e tapeteve dhe pluhurat e imëta si mielli 
duhet të pastrohen me fshesën me korrent vetëm në sasi shumë të vogla.
Pastrojini gjithmonë filtrat dhe koshin e pluhurave pas fshirjes me 
fshesën me korrent. Mos e përdorni fshesën me korrent pa vendosur 
filtrat ose koshin e pluhurave. Mos përdorni filtra të konsumuar, të 
shformuar apo të dëmtuar.
Instalojini gjithmonë filtrat në pozicionin e duhur siç tregohet në këtë 
manual.
Moszbatimi i këtyre kërkesave mund të shkaktojë dëmtim të pjesëve të 
brendshme dhe mund ta bëjë të pavlefshme garancinë tuaj.
Mos e përdridhni mikrofiltrin pas larjes.
Mund të bëhet shkak për shformimin ose dëmtimin e filtrit.
Ndërrojeni filtrin nëse shformohet ose dëmtohet (mund të bëhet shkak 
për futjen e pluhurave dhe papastërtive në motor).
Futeni filtrin siç duhet, pa lejuar hapësirë midis filtrit dhe kapakut të 
filtrit (mund të bëhet shkak për futjen e pluhurave dhe papastërtive në 
motor).
Të përgjithshme
•  Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Para se ta ndizni, sigurohuni 
që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë me atë që tregohet në 
etiketën metalike në pjesën e poshtme të fshesës.
 
5_VR5100_SQ_00744B-01_GE.indd   4
2016-03-11   오전 11:26:11