Zanussi ZWY50904WA 用户手册

下载
页码 52
• Pas 5 minutash nga fundi i programit të
larjes.
Shtypni butonin  për të aktivizuar pajisjen
sërish.
Prekni butonin   nëse dëshironi që të
vendosni një cikël të ri.
Udhëzime dhe këshilla
Ngarkesa e rrobave
• Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
• Zbatoni udhëzimet e larjes që ndodhen në
etiketat e kujdesit te rrobat.
• Mos lani së bashku rrobat e bardha dhe
ato me ngjyrë.
• Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë gjatë
larjes së parë. Rekomandojmë që ato të
lahen më vete herën e parë.
• Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini rripat.
• Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
• Kthejini së prapthi rrobat me disa shtresa,
të leshtat dhe veshjet me stampa.
• Hiqini njollat e vështira.
• Lajini njollat e vështira me detergjent të
veçantë.
• Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e
tyre ose futini perdet në një qese për larje
apo këllëf jastëku.
• Mos lani në pajisje rroba pa tegela ose me
prerje. Përdorni një trastë larjeje për të larë
rroba të vogla dhe/ose delikate (p.sh.
sutjena me tela, rripa, streçe etj.).
• Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë fazës
së centrifugimit. Nëse ndodh kjo, rregulloni
manualisht artikujt brenda tamburit dhe
startojeni sërish fazën e centrifugimit.
Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni përpara
se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
Detergjentet dhe produktet
suplementare
• Përdorni vetëm detergjentë dhe shtesa të
prodhuara posaçërisht për lavatriçe:
– detergjentet në trajtë pluhuri për të
gjitha llojet e rrobave,
– detergjentet në trajtë pluhuri për rrobat
delikate (40°C maksimumi) dhe të
leshtat,
– detergjentet në trajtë lëngu,
mundësisht për programe me
temperatura të ulëta (60 °C
maksimumi) për të gjitha llojet e
rrobave, ose të posaçme vetëm për të
leshtat.
• Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
• Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
më shumë detergjent sesa sasia e caktuar.
• Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i
këtyre produkteve.
• Përdorni produktet e duhura për llojin dhe
ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
• Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti me
ndarëse, shtojini detergjentet e lëngshme
me një enë (jepet nga prodhuesi i
detergjentit).
Këshilla ekologjike
• Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
• Gjithmonë fillojeni një program larjeje me
ngarkesën maksimale të çdo programi.
• Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një program
me temperaturë të ulët.
• Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit në
sistemin hidraulik të shtëpisë suaj
Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë
ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni
zbutës uji për lavatriçe. Në zonat ku uji është i
butë nuk nevojitet përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të ujësjellësit
për të njohur fortësinë e ujit.
12