Zanussi ZWY50904WA 用户手册

下载
页码 52
• Treguesi i butonit 
 pulson me ngjyrë 
kuqe 11 herë dhe 1 (ose 2, ose 3) herë
me ngjyrë të verdhë: Furnizimi me rrymë
është i paqëndrueshëm. Prisni derisa
furnizimi me rrymë të bëhet i
qëndrueshëm.
PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen para se të
kryeni kontrollet.
Defektet e mundshme
Problemi
Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon.
• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
• Sigurohuni që kapaku i pajisjes dhe dyert e kazanit të jenë mbyllur
siç duhet.
• Sigurohuni që në kutinë e siguresave të mos ketë siguresë të
prishur.
• Sigurohuni që butoni Nis/Ndërprit të jetë shtypur.
• Nëse caktohet shtyrja e programit, anulojeni cilësimin ose prisni sa
të përfundojë numërimi mbrapsht.
• Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është i ndezur.
Pajisja nuk mbushet mirë
me ujë.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë shumë i ulët.
Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet vendase të ujësjellësit.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që filtri në zorrën hyrëse dhe filtri i valvulës të mos jenë
të bllokuar. Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”.
• Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i përdredhur ose i përthyer.
• Sigurohuni që lidhja e zorrës së hyrjes së ujit të jetë e saktë.
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i përdredhur ose i
përthyer.
• Sigurohuni që lidhja e zorrës së shkarkimit të jetë e saktë.
• Vendosni opsionin e shkarkimit nëse vendosni programin pa fazën
e shkarkimit.
• Vendosni opsionin e shkarkimit nëse vendosni një opsion që për‐
fundon me ujë në kazan.
• Nëse zgjidhjet e mësipërme nuk sjellin dobi, kontaktoni me qen‐
drën e autorizuar të shërbimit (duke qenë se mund të jetë bllokuar
filtri i pompës së shkarkimit).
Faza e centrifugimit nuk
funksionon ose cikli i larjes
zgjat më shumë sesa zako‐
nisht.
• Rregulloni me dorë artikujt brenda kazanit dhe niseni sërish fazën
e centrifugimit. Ky problem mund të shkaktohet nga probleme
ekuilibri.
• Vendosni opsionin e centrifugimit.
• Vendosni opsionin e shkarkimit nëse vendosni një opsion që për‐
fundon me ujë në kazan.
• Nëse zgjidhjet e mësipërme nuk sjellin dobi, kontaktoni me qen‐
drën e autorizuar të shërbimit (duke qenë se mund të jetë bllokuar
filtri i pompës së shkarkimit).
15