Samsung Galaxy Tab A 9.7 SM-T 550 16 Gb черный 用户手册

下载
页码 729
Shqip 
21
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
•  Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të 
ftohta ose shumë të nxehta.
•  Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin 
kapacitetin e karikimit dhe jetën e pajisjes dhe baterisë.
•  Mos lejoni që bateria të bierë në kontakt me objekte metalike, pasi 
kjo mund të krijojë një lidhje me terminalet + dhe - të baterisë tuaj 
dhe mund të shkaktojë dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm 
të baterisë.
•  Mos përdorni kurrë një ngarkues ose bateri të dëmtuar.
Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje 
gatimi me nxehtësi ose enë me presion
•  Bateria mund të rrjedhë.
•  Pajisja juaj mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.
Mos e përdorni ose ruani pajisjen në vende me përqëndrime të larta 
pluhuri ose materiale fluturuese në ajër
Pluhuri ose materialet e huaja mund të shkaktojnë që pajisja juaj të 
keqfunksionojë dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Mos e lejoni fishën universale dhe fundin e vogël të karikuesit që 
të bien në kontakt me materiale përçuese, si lëngje, pluhur, pluhur 
metalik, dhe maja lapsi
Materialet përçuese mund të shkaktojnë një qark të shkurtër ose 
gërryerje të terminaleve, të cilat mund të rezultojnë në shpërthim ose 
zjarr.
Mos e kafshoni ose thithni pajisjen ose baterinë
•  Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pajisjen ose të shkaktoni 
shpërthim ose zjarr.
•  Fëmijët ose kafshët mund të gëlltitin pjesë të vogla.
•  Nëse pajisja përdoret nga fëmijë, sigurohuni se po e përdorin atë 
siç duhet.
Mos futni pajisjen apo aksesorë të furnizuar në sy, veshë, ose gojë
Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni asfiksi apo dëmtime serioze.