Samsung Galaxy Tab A 9.7 SM-T 550 16 Gb черный 用户手册

下载
页码 729
Shqip 
22
Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të 
dëmtuara ose me rrjedhje
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me 
qendrën e shërbimit të autorizuar më të afërt.
Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të 
sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime 
të pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike
•  Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në 
frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin 
normal të pajisjeve të tjera elektronike.
•  Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me 
pajisje të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje 
me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat e radios
•  Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda 
një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të 
ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
•  Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, 
përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të 
kundërt me peismeikërin.
•  Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes 
para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat 
e radios të lëshuara nga pajisja.
•  Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me 
instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është 
e fikur gjatë nisjes nga toka dhe zbritjes. Pas shkëputjes, mund ta 
përdorni pajisjen në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli 
i aeroplanit.