Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 用户手册

下载
页码 664
Shqip - 20
Udhëzimet për larjen e rrobave
HAPI 1 - Ndani
Ndajini rrobat sipas këtyre kritereve:
•  Etiketa e kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fibra të përziera, sintetike, të mëndafshta, të leshta 
dhe prej mëndafshi artificial.
•  Ngjyra: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyrë.
•  Madhësia: Përzierja e artikujve me madhësi të ndryshme së bashku në kazan përmirëson 
performancën e larjes.
•  Ndjeshmëria: Lajini veçmas rrobat delikate, duke përdorur opsionin Hekurosje e lehtë për artikujt e rinj 
të leshtë, perdet dhe artikujt prej mëndafshi. Kontrolloni etiketat te artikujt.
Sigurohuni që të kontrolloni etiketën e kujdesit te rrobat dhe t'i ndani ato përkatësisht përpara se të 
filloni larjen.
HAPI 2 - Zbrazni xhepat
Zbrazni të gjithë xhepat e artikujve për t'u larë
•  Objektet metalike si monedhat, karficat dhe tokëzat e rripave te rrobat mund të dëmtojnë rrobat e tjera, 
si edhe kazanin.
Ktheni në anën e kundërt rrobat me kopsa dhe qëndisje
•  Nëse zinxhirët e pantallonave ose të xhaketave janë të hapur gjatë larjes, kazani mund të dëmtohet. 
Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me një lidhëse.
•  Rrobat me lidhëse të gjata mund të kapen te rrobat e tjera. Sigurohuni që t'i lidhni lidhëset përpara 
fillimit të larjes.
HAPI 3 - Përdorni rrjetë për larjen e rrobave
•  Sutjenat (që mund të lahen në ujë) duhet të vendosen në rrjetën për larjen e rrobave. Pjesët metalike të 
sutjenave mund të dalin dhe të grisin rrobat e tjera.
•  Artikujt e vegjël dhe të lehtë si çorapet, dorezat dhe shamitë mund të ngecin përreth derës. Vendosini 
brenda një rrjete të imët rrobash.
•  Mos e lani rrjetën e rrobave veçmas pa rroba të tjera. Kjo mund të shkaktojë dridhje jonormale që mund 
të lëvizin makinën larëse dhe të shkaktojnë lëndim.
HAPI 4 - Bëni paralarje (nëse nevojitet)
Zgjidhni opsionin Larja paraprake për ciklin e zgjedhur nëse rrobat janë shumë të ndotura. Mos e përdorni 
opsionin Larja paraprake kur detergjenti hidhet manualisht në centrifugë.
Untitled-8   20
5/24/2016   3:42:52 PM