Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 用户手册

下载
页码 664
Shqip - 22
Udhëzimet për sirtarin e detergjentit
Makina larëse ofron një kuti me tri ndarje: ndarja e majtë për larjen kryesore, ndarja e djathtë përpara për 
zbutësit dhe ndarja e djathtë pas për paralarjen.
Ndarja e detergjentit të paralarjes
Ndarja e detergjentit të larjes kryesore: detergjentë pluhur, 
zbutës uji, agjentë njomës, zbardhues dhe largues njollash
Ndarja e zbutësit
KUJDES
•  Mos e hapni sirtarin e detergjentit gjatë funksionimit të makinës larëse.
•  Mos përdorni llojet e mëposhtme të detergjentit:
•  Tableta ose kapsula
•  Sfera ose detergjentë me rrjetë
•  Për të parandaluar bllokimin e ndarjes, përpara aplikimit, agjentët e koncentruar ose shumë të 
pasuruar (zbutësit ose detergjenti) duhet të hollohen me ujë.
Sirtari i detergjentit gjendet në cepin e sipërm majtas të makinës larëse.
1.  Rrëshqiteni sirtarin e detergjentit për ta hapur.
2.  Vendosni sasinë e duhur të detergjentit në ndarjen e majtë ( ).
Për të përdorur detergjent të lëngshëm, shihni më poshtë 
udhëzuesin për detergjentin e lëngshëm.
3.  Vendosni sasinë e duhur të zbutësit në ndarjen e përparme djathtas 
( ) nëse nevojitet.
Mos e kaloni vijën e maksimumit ( ) që shënohet në ndarje.
Untitled-8   22
5/24/2016   3:42:53 PM