Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuale Utente

Pagina di 852
Shqip  7 
Informacione sigurie
•  Mos vendosni në prizë disa pajisje në të njëjtin zgjatues me shumë priza. 
Frigoriferi duhet të vendoset gjithmonë në prizën e vet individuale, e cila 
ka një normë voltazhi që përputhet me voltazhin e renditur në etiketën e 
specifikimeve të frigoriferit.
-  Kjo siguron performancën më të mirë dhe parandalon gjithashtu 
mbingarkesën e qarqeve elektrike në shtëpi, të cilat mund të shkaktojnë 
rrezik zjarri nga mbi nxehja e kabllove.
•  Nëse priza në mur është e lirë, mos e vendosni prizën e korrentit.
-  Ekziston rreziku i goditjeve elektrike ose zjarrit.
•  Mos përdorni një kabllo që ka dëmtime, çarjeje ose gërryerje, në gjatësinë e tij 
ose në fund.
•  Mos e përkulni shumë kordonin elektrik apo të vendosni artikuj të rëndë mbi 
të.
•  Mos e tërhiqni ose përkulni fort kabullin e korrentit.
•  Mos e përdridhni ose lidhni kordonin elektrik.
•  Mos e lidhni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni objekt të 
rëndë mbi kordonin elektrik, ta futni kordonin elektrik midis objekteve ose të 
shtyni kordonin elektrik në hapësirën prapa pajisjes.
•  Kur lëvizni frigoriferin, bëni kujdes të mos e rrotulloni ose të dëmtoni 
kordonin elektrik.
-  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
•  Mos e hiqni asnjëherë frigoriferin nga priza duke tërhequr kordonin elektrik. 
Kapni gjithmonë fort spinën dhe tërhiqeni drejt nga priza.
-  Dëmtimi i kordonit mund të shkaktojë një qark të shkurtër, zjarr dhe/ose 
goditje elektrike të përdoruesit.
•  Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit.
-  Përdorimi i aerosolit pranë frigoriferit mund të shkaktojë shpërthim ose 
zjarr.
•  Mos e montoni këtë pajisje afër një ngrohëseje ose materiali të djegshëm.
Untitled-41   7
2016-08-30     5:26:50