Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Manuale Utente

Pagina di 852
Informacione sigurie
Shqip
Informacione sigurie
•  Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku mund të rrjedhë gazi.
-  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
•  Ky frigorifer duhet të vendoset dhe të montohet në mënyrën e duhur në 
përputhje me udhëzimet në këtë manualin para se të përdoret.
•  Lidheni prizën elektrike në pozicionin e duhur me kabllon e varur poshtë.
-  Nëse e lidhni prizën elektrike mbrapsht, kablloja mund të pritet dhe të 
shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
•  Sigurohuni që spina elektrike të mos shtypet ose dëmtohet nga pjesa e pasme 
e frigoriferit.
•  Mbajini materialet e paketimit larg arritjes të fëmijëve.
-  Ekziston rreziku i vdekjes nga mbytja në rast se një fëmijë i vendos 
materialet e paketimit në kokë.
•  Pajisja duhet të vendoset në një pozicion që spina të jetë e lehtë të kapet pas 
instalimit.
-  Mos bërja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të 
korrentit.
•  Mos e instaloni këtë pajisje në një vend të lagësht, me vaj ose me pluhur, në 
një vend të ekspozuar nga drita direkte e diellit dhe uji (pikat e shiut).
-  Prishja e izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike 
ose zjarr.
•  Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, hiqeni spinën e korrentit dhe kontaktoni 
me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
-  Përndryshe ekziston rreziku i zjarrit.
•  Mos hipni mbi pajisje ose mos vendosni objekte (si për shembull rroba, qirinj 
të ndezur, cigare të ndezura, enë, lëndë kimike, objekte metalike, etj.) mbi 
pajisje.
-  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose 
lëndime.
•  Duhet të hiqni të gjitha plastikat mbrojtëse para se ta vendosni produktin për 
herë të parë në prizë.
Untitled-41   8
2016-08-30     5:26:50